Pse nuk duhet të pini ujë kur hani ëmbëlsira?

Ushqime

Pse nuk duhet të pini ujë kur hani ëmbëlsira?

Më: 17 janar 2021 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Pirja e ujit gjatë ngrënies së ëmbëlsirave arrin të rrisë në shkallë shumë të lartë nivelet e sheqerit në gjak.

Rritja e niveleve të sheqerit në gjak është më lartë kur konsumohet uji, madje edhe më e lartë se sa kur hani më shumë ëmbëlsira në të njëjtën kohë pa pirë asgjë.

Këtë konkluzion kanë nxjerrë disa shkencëtarë dhe studiues në Amerikën e Jugut që kanë studiuar se uji ndihmon trupin të thithë më shumë glukozë nga ushqimi.

Rezultatet e studimit janë shumë domethënëse për njerëzit që nuk bëjnë dot pa të ëmbla. Dhe një nga zakonet më të përhapura është pirja e ujit për të eliminuar sheqerin e tepërt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat