Receta e kekut të engjëjve

Ushqime

Receta e kekut të engjëjve

Më: 28 janar 2021 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Më poshtë gjeni hap pas hapi përgatitjen e saktë të tij.

Keku me të bardha vezësh ose i quajtur ndryshe Keku i Ëngjejve hyn tek ëmbëlsirat e buta që përgatiten shumë shpejt dhe kanë shije vërtetë shumë delikate.

E ndryshme në pamje dhe në shije nga çdo kek tjetër që keni provuar, ky kek do t’ju mahnisë me ngjyrën e bardhë të brumit edhe pas pjekjes.

Për t’a përgatitur do t’ju duhen shumë pak përbërës dhe këtu nuk përfshihen as gjalpi dhe as qumështi.

Më poshtë gjeni hap pas hapi përgatitjen e saktë të tij.

Përbërësit

160 gr miell

2 lugë gjelle niseshte

190 gr sheqer pluhur

12 të bardha vezësh

15 gr limontos pluhur

14 gr sheqer pluhur

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Përbërësit

Ngrohni furrën në temperaturën 160 gradë dhe më pas të vazhdoni me përgatitjen e recetës.

Në një enë të thellë hidhni miellin niseshtenë dhe 190 gr sheqer pluhur duke i përzier me një tel kuzhine.

Për të realizuar këtë recetë të veçantë do t’ju duhet të sitni këtë masë të krijuar mielli dhe sheqeri të paktën tre herë.

Merrni afër vetes edhe një enë tjetër të thellë dhe sitni miellin nga njëra enë tek njetra për tre herë rradhazi

Kur mielli të jetë tërësisht shkrifët lëreni të pushojë në njërën nga enët. Ndërsa tjetrën shpëlajeni me ujë dhe hidhni vezët.

Bëni kujdes të përdorni vetëm të bardhat e vezëve në këtë recetë dhe miksojini me një rrahës elektrik për ëmbëlsira.

Kur të bardhat e vezëve të kenë filluar të duken si një një shkumë e bardhë shtoni pluhurin e limontosit.

Vazhdoni të përzieni derisa vezët të kenë fomuar një re shkume, kremoze dhe të bardhë.

Më pas shtoni pak nga pak 15 gr sheqer pluhur duke e përzier vazhdimisht në një shpejtësi mesatare.

Shtoni shpejtësinë e rrahësit deri në maksimum teksa shtoni edhe ekstraktin e vaniljes.

Për të përfunduar kekun tuaj hidhni masën e miellit të përgatitur më parë tek  të bardhat e vezëve pak nga pak.

Me ndihmën e një teli kuzhine filloni të përzieni këtë masë të krijuar.

Bëjeni këtë me shumë kujdes në mënyrë që të mos krjohen kokrra.

Kur të keni përfituar një brumë kremoz dhe të njëtrajtëshëm hidheni atë në një tavë rrethore me hapësire në mes.

Përdorni tavat rrethore të zakonshme të kekut me diametër rreth 20-25cm.

Për pjekjen

Futeni në furrën që e keni ngrohur që më parë dhe lëreni të piqet në temperaturë 160 gradë për 35-40 minuta.

Kontrollojeni kekun nëse ka marrë një pamje të artë herë pas here, por pa e hapur furrën.

Pasi të jetë gati nxirreni nga furra dhe lëreni të ftohet duke e kthyer përmbys mbi një pjatë të gjerë.

Në këtë mënyrë keku juaj nuk do të shfryhet pas nxjerrjes nga furra.

Hiqeni nga tava me kujdes dhe është gati për t’u konusmuar.

Mund të zgjidhni t’a dekoroni sipër me pak sheqer pluhur, krem ëmbëlsirash apo fruta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat