Kungull i pjekur në furrë me hudhër dhe majdanoz

Ushqime

Kungull i pjekur në furrë me hudhër dhe majdanoz

Më: 28 janar 2021 Në ora: 21:55
Ilustrim

Kungulli është shumë i shijshëm dhe i pasur në vlera. 

Përbërësit:

2.5 kilogramë kungull të qëruar, pastruar nga farat dhe të prerë në copa,

2 lugë gjelle vaj ulliri,

1 lugë e gjysmë çaji me kripë,

Tre çerek luge çaji me piper të zi pluhur,

3 thelbinj hudhër të grirë hollë,

2 lugë gjelle me majdanoz të grirë.

Përgatitja:

Ndizeni furrën në 200 °C.

Merrni një tepsi dhe sipërfaqen e saj shtrojeni me letër pjekjeje.

Vendosni copat e kungullit dhe spërkateni me të paktën 4 lugë çaji me vaj ulliri, kripë dhe piper.

Futeni tepsinë në furrë dhe piqini kungujt deri sa të marrin ngjyrë kafe për rreth 30-45 minuta.

Më pas, vendosni një tigan në zjarr dhe hidhni 2 lugë çaji me vaj ulliri.

Shtoni hudhrën dhe kavërdisni deri sa të lëshojë amorën karakteristike por jo të nxihet.

Kjo kavërdisje kërkon të paktën 30 sekonda deri në një minutë në temperaturë mesatare.

Më pas yndyrën hidheni sipër kungullit të pjekur, shtoni majdanozin dhe erëzat e tjera të preferuara dhe servireni sipas dëshirës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat