Pite me mish, receta për të cilën lënë kokën të rriturit dhe fëmijët

Ushqime

Pite me mish, receta për të cilën lënë kokën të rriturit dhe fëmijët

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Sot kemi përgatitur pite me mish. Një recetë e thejshtë dhe shumë e lehtë për t’u përgatitur në shtëpi, që me siguri do të kënaqë të gjithë pjesëtarë e familjes. Ideale për t’u shoqëruar e kombinuar edhe me gatime të tjera, siç janë supat e lehta apo sallatat e freskëta të stinës.

Përbërësit: 

400 g miell, 200 g kos, 1 vezë, kripë dhe sodë buke. Mbushja: 1 karotë, 1 qepë, 1 degë selino, 500 g mish i grirë, 400 g salcë domatesh, 200 ml verë e bardhë, borzilok dhe rigon.

Përgatitja: 

Formojmë brumin e piteve ku fillimisht përziejmë miellin me kripë dhe sodë buke. Shtojmë kosin dhe vezën dhe punojmë brumin derisa të lidhet dhe të bëhet një masë. E ndajmë në 10 pjesë dhe secilën e hapim me petës sa madhësia e tiganit. I skuqim me vaj të nxehtë nga të dyja anët. Në tigan kaurdisim, qepën, karotë dhe selino, shtojmë mishin, kripë, piper dhe e shuajmë me verë pasi mishi të skuqet e të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë salcën dhe erëzat dhe e ziejmë derisa të trashet e të humbasë lëngjet. E vendosim me lugë mbi pitet e skuqura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat