Sallata nuk është ide mirë: Përse nuk duhet ngrënë perime të papërpunuara për darkë

Ushqime

Sallata nuk është ide mirë: Përse nuk duhet ngrënë perime të papërpunuara për darkë

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Në shikim të parë sallata me perime për darkë duket si ide e mirë.

Aq më tepër, perimet janë plot vitamina dhe mikroelemente të dobishme.

Kanë pak kalori dhe shumë fibra – nuk mund të gjesh një darkë më të shëndetshme.

Sidoqoftë, mjekët dhe dietologët nuk pajtohen. Perimet e papërpunuara nuk rekomandohen si vakt i fundit, veçanërisht nëse mendoni për shëndetin e stomakut.

Nuk rekomandohet të hani perime të papërpunuara, sepse mund të stimulojnë rritjen e sekretimit të sistemit të tretjes, të shkaktojnë fryrje të stomakut krijojnë thartirë, dhe inflamacion të mukozës së zorrëve.

Ngrënia e perimeve të trajtuara me nxehtësi tri – katër orë para gjumit do t’ju ngopë në mbrëmje dhe nuk do të shkaktojë peshë në stomak. Mënyra më e mirë është zierja në avullin e tyre. Në këtë mënyrë, perimet do të ruajnë substanca të dobishme, nuk do të humbasin shijen dhe nuk do t’ju duhet shumë kohë për t’u tretur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat