Do të lëpini gishtat, pse duhet të provoni krepat e mbushura në furrë

Ushqime

Do të lëpini gishtat, pse duhet të provoni krepat e mbushura në furrë

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Për mbushjen: ? 2 presh ? 250g djathë Scammorza Affumicata (djathë i
tymosur) të prerë në kubikë të vegjël ? 3 patate? 500ml panna ? Parmigiano i grirë ? pak gjalpë, vaj ulliri, kripë e piper, degë trumze
Për brumin e krepave:? 500ml qumësht? 3 vezë ? 200g miell 0 ? kripë

Përgatitja e krepave: Në një tas hedhim me sitë miellin, kripën dhe qumështin. I përziejmë me rrahësin e vezëve me dorë deri sa të mos kemi kokrra te brumi. Shtojmë vezët, të cilat i kemi përzier më parë me pirun. I përziejmë derisa të bëhen si brumë homogjen. E mbulojmë tasin dhe e lëmë brumin të pushojë për 30 minuta.
Përgatitja e mbushjes: Pastrojmë preshët duke lënë mënjanë disa gjethe jeshile të tij. I presim në rrota të holla dhe më pas i skuqim në tigan me pak vaj ulliri. Shtojmë patatet e qëruara dhe të prera në kubikë shumë të vegjël. Hedhim këtu 100ml nga pana dhe 2-3 lugë ujë, kripë e piper dhe i lëmë në zjarr derisa të zbuten patatet. Gjethet e preshit që kishim lënë mënjanë, i presim si spango të holla dhe të gjata dhe pasi t’i përvëlojmë në tenxhere të vogël me ujë të valuar për pak minuta, i lëmë mënjanë të ftohen. Pasi kanë kaluar 30 minutat, vëmë në flakë të mesme një tigan të sheshtë që nuk ngjit, e lyejmë me pak vaj.

Hedhim me garuzhde pak nga brumi, e rrotullojmë tiganin që brumi të shpërndahet dhe kur të piqet nga njëra anë e kthejmë të piqet dhe në anën tjetër. Vazhdojmë kështu derisa të mbarohet i gjithë brumi. Mbushim çdo krep me pak nga mbushja e mësipërme, pak kubikë scamorze, pak gjethe trumze dhe lidhim çdo krep duke përdorur si spango gjethet e preshit që
përvëluam më parë. I rendisim krepat e mbushur në një tavë të lyer me gjalpë, hedhim panën që na ka tepruar (400 ml), e spërkatim me djathë Parmigiano të grirë dhe më pas e fusim në furrën e ngrohur më parë
me 180° për 15 minuta. I shërbejmë menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat