Omletë me mollë

Ushqime

Omletë me mollë

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 17:31
Foto ilustrim

Perberesit:

• 4 mollë,
• 2 lugë sheqer,
• 1 lugëz kanellë,
• lëngu i gjysmë limonit,
• 1 dcl rum,
• 4 vezë,
• 1/4 litra ujë,
• pak kripë,
• 1 lugë sheqer,
• 4 lugë vaj ulliri ose 2 lugë margarinë,
• 2 lugë miell.
Mollët qërohen, u largohen farat dhe priten në rrathë. Përzihen rumi, lëngu i limonit, sheqeri, kanella dhe në të futen mollët.

Përzihen me kujdes kohë pas kohe 10 minuta. Ndërkohë tundet të verdhët e vezëve. Shtohen uji, kripa dhe mielli. Të bardhët e vezëve tundet në trajtë bore të dendur me 1 lugë sheqer dhe shtohen në masën e brumit, duke i përzier me lugë, gjersa të bëhet masë e njëllojtë.

Për çdo omëletë nxehet nga pak yndyrë dhe në tigan tefloni hidhet nga masa e përgatitur. Mbi vendosen rrathët e mollëve. Omëletat piqen nga të dyja anët. Shërbehen me përzierjen e sheqerit, rumit, kanellës dhe kësaj i shtohet kafe ose neskafe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat