Gjashtë arsye pse duhet konsumuar panxhari i kuq

Ushqime

Gjashtë arsye pse duhet konsumuar panxhari i kuq

Më: 6 mars 2021 Në ora: 06:15
Ilustrim

Nëse panxhari nuk është pjesë e regjimit tuaj ushqimor, duhet të jetë! Panxhari përmban phytonutrients të quajtur betalains, të cilat kanë efekte antioksiduese, antiinflamatore dhe detoksifikuese.

Ky produkt gjithashtu përmban vlera ushqyese të fuqishme që mbrojnë zemrën nga sëmundjet, fetusin nga defektet gjatë zhvillimit dhe disa lloje kanceresh!

Për t’u bindur se lëngu panxharit është lëngu i jetës, lexoni 6 arsyet që e vërtetojnë një gjë të tillë.

1.Panxhari ka përbërës që parandalojnë dhe luftojnë qelizat kancerogjene Phytonutrientët që i japin ngjyrën e kuqe panxharit luftojnë dhe parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene. Hulumtimet kanë treguar se panxhari përdoret për të trajtuar kancerin e pankreasit, gjirit dhe prostatës. Kombinimi i efekteve antioxidante dhe anti-inflamatore e bën ata një kandidat të mundshëm për të reduktuar rrezikun e kancerit.

2.Panxhari pastron mëlçinë Panxhari është i pasur në antioksidantë, të cilat ndihmojnë trupin të pastrohet nga toksinat dhe forcon sistemin imunitar.

3.Panxhari trajton kapsllëkun Panxhari është i pasur në fibra, të cilat kontribuojnë në shëndetin e zorrëve. Duke i shtuar ato në dietën tuaj mbeturinat minerale do të lëvizin lirisht nëpër zorrët me një ritëm të shëndetshëm.

4.Panxhari mund të zvogëlojë rrezikun e defekteve të lindjes Panxharët janë të pasur në vitaminë C dhe fibra, së bashku me kalium dhe mangan. Këto minerale esenciale janë jetike për funksionet e nervave dhe muskujve, veshkave, pankreasit, dhe mëlçisë. Panxhari gjithashtu përmban folate e vitaminë B që mund të zvogëlojnë rrezikun e defekteve të lindjes.

5.Panxhar ul presionin e gjakut Pirja e lëngut të panxharit mund të ulë nivelin e presionit të gjakut në vetëm disa orë. Një studim ka zbuluar se pirja e një gotë me lëng panxhar ul presionin e gjakut me një mesatare prej 4-5 pikë. Kjo mund t’i atribuohet nitrateve natyrore që ndodhen me shumicë tek panxhari.

6.Panxhari lufton inflamacionet Shumë sëmundje fillojnë për shkak të inflamacioneve të organizmit. Betaine është një lëndë ushqyese në panxhar që mbron qelizat, proteinat, dhe enzimat nga stresi. Ajo gjithashtu lufton inflamacionet dhe mbron organet e brendshme. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat