Ngrënia e mishit është e lidhur me një numër sëmundjesh, jo vetëm me kancerin

Ushqime

Ngrënia e mishit është e lidhur me një numër sëmundjesh, jo vetëm me kancerin

Më: 7 mars 2021 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Një studim i ri ka treguar se ata që konsumojnë rregullisht mish kanë një rrezik më të lartë për tu prekur nga një numër sëmundjesh. Studimi, i botuar në BMC Medicine, shkon më tej sesa studimet e mëparshme që lidhën konsumin e mishit të kuq dhe të papërpunuar me sëmundje të tilla si kanceri i zorrëve.

Një studim i bazuar në popullatë ekzaminoi lidhjen midis konsumit të mishit dhe 25 sëmundjeve të zakonshme, jo kanceroze si diabeti, sëmundjet e zemrës, çrregullimet e kyçeve dhe pneumoninë, transmeton portali arbresh.info

Studiuesit nga Universiteti i Oksfordit ndoqën pothuajse 475,000 të rritur në Britani të Madhe që u pranuan nëpër spitale për shkak të 25 sëmundjeve të zakonshme. Pjesëmarrësit përfunduan të paktën tre sondazhe mbi konsumin e mishit në rreth tetë vjet.

Ata që hanin mish rregullisht ishin kryesisht pensionistë, europianë dhe gra në menopauzë, të cilët edhe kishin gjasa të mëdha që të konsumonin duhan, alkool, shumë pak fruta dhe perime, fibra, peshk dhe shumë mish të shpendëve.

Përveç këtyre “sjelljeve të dëmshme shëndetësore”, studimi zbuloi se ata që konsumonin rregullisht mish të kuq të papërpunuar dhe mish të përpunuar kishin një rrezik më të lartë të sëmundjes ishemike të zemrës, pneumonisë, sëmundjes divertikulare të zorrës së trashë, polipeve të zorrës së trashë dhe diabetit.

Autorët konkretisht zbuluan se çdo shtesë 70 gr mishi i kuq dhe i përpunuar i mishit në ditë shoqërohej me një rrezik 15% më të lartë të sëmundjes ishemike të zemrës dhe një rrezik 30% më të lartë të diabetit.

Autorët thanë se njerëzit që hanë mish rregullisht kanë një rrezik në rritje të një indeksi më të lartë të masës trupore.

“Ka kohë që e di se konsumi i mishit të kuq të papërpunuar dhe mishit të përpunuar lidhet me sëmundjet kancerogjene, por ky është studimi i parë që zbulon rrezikun e 25 kushteve shëndetësore jokancerogjene në lidhje me konsumimin e mishit”, tha Keren Paiper, autore kryesore e studimit.

Sidoqoftë, lidhja midis konsumit të mishit dhe një rreziku më të ulët të anemisë nga mungesa e hekurit tregon se njerëzit që nuk hanë mish “duhet të bëjnë kujdes që të marrin hekur të mjaftueshëm përmes produkteve dietike ose shtojcave”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat