Domate të mbushura me proshutë

Ushqime

Domate të mbushura me proshutë

Më: 11 mars 2021 Në ora: 16:25
Foto Ilustrim

PËRBËRËSIT:

150 gr proshutë, 2 vezë të ziera, 1 qepë, 1/2 gotë bizele të ziera, 1 lugë majdanoz, 4 lugë vaj, 2 lugë uthull, 8 domate mesatare. Domatet priten nga bishti, u largohen farat dhe kriposen pak.

Proshuta pritet në copa të vogla, kurse vezët, pasi zihen 8 minuta, qërohen dhe priten në kubikë të vegjël. Bëhet përzierja e proshutës me vezë, qepë të grira hollë, bizele dhe majdanoz të grirë hollë.

Masa rregullohet me vaj, uthull, kripë dhe piper. Me këtë masë mbushen domatet dhe palosen në fleta sallate të gjelbër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat