Patëllxhanë të mbushur pranvere, me proshutë dhe djathë pice

Ushqime

Patëllxhanë të mbushur pranvere, me proshutë dhe djathë pice

Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Stina e verës nuk do të kishte kuptim pa një prej pjatave më tradicionale të kuzhinës shqiptare, tavës me patëllxhanë, ose siç njihet ndryshe imam bajalldia e famshme. Por duke qenë se vera është akoma larg, neve ju sugjerojmë një version ndryshe të recetës aq shumë të dashur: patëllxhanë  të mbushur me proshutë dhe djathë Mozzarella, ose djathe pice. Kjo pjatë është ideale për ata që duan të hanë shëndetshëm, sidomos tani që plazhi është vetëm disa muaj larg.

PËRBËRËSIT: 2 patëllxhanë të mëdhenj, 150 g proshutë krudo në feta të holla, 200 g Mozzarella (ose djathë pice), 3 lugë djathë Parmigiano i grirë ose djathë kaçkavall cilësor, 250 g salcë domatesh me copa, 1 lugë vaj ulliri (na duhet për salcën) vaj kikiriku ose luledielli për të skuqur patëllxhanët, 1/2 lugë e vogël sheqer kripë e piper sipas dëshirës pak borzilok.

PËRGATITJA:  Patëllxhanët i presim për së gjati në feta të trasha 1 cm. I spërkasim me kripë të imët nga të dyja anët dhe i lëmë për 30 minuta në kullesën e makaronave me një peshë sipër, që të humbin lëngun e hidhur. Salcën e domateve e përziejmë me sheqerin, vajin e ullirit dhe pak kripë në një tas. E lëmë mënjanë. Pas kësaj kohe ndezim furrën në temperaturën 250° C dhe presim djathin Mozzarella në feta të holla e të ngushta. Shpëlajmë me ujë patëllxhanët dhe i thajmë me një pecetë të pastër.

Skuqim patëllxhanët në një tigan me pak vaj, në zjarr të ngadaltë. I heqim dhe i vendosim në një pjatë me letër thithëse kuzhine. Në çdo fetë patëllxhani vendosim një fetë proshutë, një copë djathi Mozzarella dhe I rrotullojmë si role. U vendosim nga një kruajtëse dhëmbësh që të ruajnë formën. I vendosim roletë në një tavë, u shpërndajmë sipër salcën e domateve si dhe djathin e grirë. I vëmë të piqen në furrë për 15/20 minuta, derisa të shohim që djathi është shkrirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat