Kofsha pule me qumësht

Ushqime

Kofsha pule me qumësht

Më: 13 prill 2021 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

Sot kemi përgatitur për ju, ose më saktë Uarda Shahinaj e addasall  ka përgatitur një recetë tejet të veçantë, kofsha pule në furrë me qumësht.

PËRBËRËSIT: 2 kofsha pule, 2 gota ujë, 2 gota qumësht, 1 qepë mesatare, 3-4 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë e vogël arrë myshku pluhur, kripë, piper, 2 lugë gjelle mustardë, 1 lëkurë limoni, sherbelë, disa degë rozmarinë dhe 2 lugë salcë Worcestershire.

PËRGATITJA: Vendosni kofshat e pulës në tavë dhe shtojuni sipas dëshirës kripë, piper të zi, vaj ulliri, arrë myshku, lëngun e limonit, mustardën, lëkurën e limonit, dhe salsën Worcestershire. Masazhojini mirë me duar, mbulojini me qese kuzhine dhe lërini në frigorifer gjithë natën të marinohen. Nëse nuk ju premton koha, mjaftojnë edhe dy orë.

Pasi janë marinuar u shtojmë 1 gotë ujë dhe u japim një pjekje të shpejtë në furrën e ngrohur më parë në 200°C për 20 minuta. Më pas i heqim nga furra dhe në tavë shtoni qepën e grirë imët, qumështin, sherbelën dhe degët e rozmarinës. Mbulojini me leter alumini dhe piqeni përseri në furrë këtë rradhë në 160°C për rreth 50 minuta. Minutat e fundit hiqeni letrën dhe lëreni të thekëriset mirë mishi, Shërbejini me patate furre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat