Kungulleshka të skuqura me djathë, receta e veçantë kalabreze që duhet të provoni sa më parë

Ushqime

Kungulleshka të skuqura me djathë, receta e veçantë kalabreze që duhet të provoni sa më parë

Më: 15 prill 2021 Në ora: 22:31
Foto ilustrim

Prej disa kohësh, kungujt e njomë ose siç i njohim ndryshe kungullshkat, gjenden kudo në tregje, por a mendoni se njihni të gjitha mënyrat e gatimit të tyre? Sot goutmaisonde  i ka gatuar sipas një recete kalabreze.

Përbërësit: 2 kungulleshka, 2-3 lugë gjelle miell, 1 vezë, 1/2 filxhan çaji djathë i grirë Parmigiano, 1/2 filxhan çaji djathë i grirë Pecorino, kripë, vaj për skuqje dhe majdanoz.

Përgatitja: Si fillim i presim kungulleshkat në formë rrethore shumë hollë. I vendosim në një tas të thellë, u hedhim pak kripë të trashë dhe i lejmë për 1 orë. Pas 1 ore shohim që kungulleshkat kanë lëshuar ujë. Ua derdhim dhe aty në tas hedhim një vezë , 3 lugë miell dhe i përziejmë mirë dhe po qe nevoja i shtojmë edhe 1 lugë tjetër. Masa është e qullshme.

I shtojmë gjithashtu djathërat dhe majdanoz të prerë imët. I përziejmë përsëri dhe në një tigan të thellë shtojmë vaj. Me një lugë marrim nga masa dhe e hedhim në skuqja me zjarr mesatar. Zakonisht masa e marrjes me lugë duhet të jetë gati 4-5 feta kungull bashkë me brumin. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat