Ëmbëlsirë me susam

Ushqime

Ëmbëlsirë me susam

Më: 16 prill 2021 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

500 gr susam,

500 gr llokum,

200 gr zhele bonbone.

Në enë të përshtatshme fërgohet pak susami. Shtohet llokumi duke e përzier vazhdimisht me lugë druri, gjersa të shkrihet llokumi dhe masa të kompaktësohet.

Masa e nxehtë hidhet në letër pergamenti dhe rrafshohet në formë katrori.

Zhele bonbonet priten për së gjati dhe në fillim të katrorit vihen në formë shiriti. Sa është e vakët, me ndihmë të letrës, mbështillet ëmbëlsira në formë rolade. Pasi të ftohet pritet në rrathë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat