Rizoto e thjeshtë me karkaleca

Ushqime

Rizoto e thjeshtë me karkaleca

Më: 16 prill 2021 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Përbërësit:

( 4 persona)
500 g karkaleca të qëruara
2 filxhan çaji oriz
200 g domate të vogla qershi
djathë parmigiano
gjalp
vaj ulliri
kripë
piper
1/2 gotë ujë verë të bardhë
2 thelpinj hudhra
1 L ujë
dado perimesh
majdanoz sipas dëshirës

Përgatitja:
Si fillim nënnjë tenxhere shtojmë ujin të ziej dhe shtojmë dadon me perime ( ose lëng perimesh nëse ju ndodhen në shtëpi) .
Ndërkohë në një tigan shtoj vaj ulliri, hudhrat e prerë dhe pasi është ngrohur pak shtojmë karkalecat. I lejmë të skuqen mirë, dhe më pas shtojmë domatet e vogla të prera në gjysëm, pak kripë dhe piper. I skuqim edhe pak domatet e në fund i shuajmë me verë të bardhë. Pasi vera ka avulluar, shtojmë orizin duke e skuqur pak dhe më pas shtojmë pjesë pjesë nga lëngu i nxehtë i perimeve.

Gjithmonë rizoto e do pjesë-pjesë ujin jo direkt , zjarri të jetë temp mesatare dhe duke i përzier gjatë përgatitjes që orizi të lëshojë amidonin dhe të bëhet kremoze dhe jo formë pilafi. Drejt fundit pasi shohim që orizi është gati kontrollojmë pak kripën , shtojmë pak gjalpë dhe djathë të grirë parmirgiano. E trazojmë masën nga këto dy përbërësit të fundit ku e bëjnë akoma më kremoze masën. Në fund sipas dëshirës mund të shtoni majdanoz
të grirë.
Rizoto shërbehet e ngrohtë dhe e çastit!!!

Ju bëftë mirë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat