Gullash hungarez

Ushqime

Gullash hungarez

Më: 2 maj 2021 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

500 gr mish mëshqerre, 500 gr qepë, 2 dcl vaj, kripë, piper, specall, vegetë.

Mishi pritet në copa katrore, qepa në pjesë të gjata dhe vendosen në tenxhere, ku shtohen vaji, kripa, piperi, specalli dhe, nëse dëshirohet, një spec djegës.

Shtohet ujë aq sa të mbulohet mishi, mbyllet tenxherja dhe gullashi vlohet në zjarr të lehtë afro 90 minuta. Nëse dëshirohet gullash më i trashë, atëherë i shtohet një lugë e rrafshuar miell, i ulur me pak ujë. Shërbehet me patate të ziera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat