Muffins me banane, të shpejta dhe të shijshme

Ushqime

Muffins me banane, të shpejta dhe të shijshme

Më: 19 maj 2021 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Kjo është një ato receta kur sajon me çfarë ke, sepse të vjen keq të hedhësh poshtë një banane që e kanë harruar aty te koshi i frutave edhe asnjë nuk i afrohet, sepse duket si e kalbur.

Masa fikse nuk kam se nuk i peshova, por me sy janë këto: 

Shtypeni bananen mirë me pirun, shtoni 2 vezë dhe lëngun e 2 portokalleve të shtrydhura. Shtoni 100 ml vaj dhe gjalpë të tretur bashkë edhe në fund 250 g miell me fryrës.

Unë i shtova edhe ca copa çokollate, direkt në furrë të parangrohur me 180 gradë për 20-25 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat