Fasule pllaqi me salsiçe

Ushqime

Fasule pllaqi me salsiçe

Më: 21 maj 2021 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT: 

3-4 salsiçe , 1 gotë fasule pllaqi të ziera më parë, 1 qepë, domate të thata të konservuara me vaj, 2 thelpinj hudhra, 1 degë rozmarinë, 2-3 lugë vaj ulliri, 2 gota lëng mishi, kripë dhe piper i zi.

PËRGATITJA: 

Në një tigan të përshtatshëm dhe për furrë, kaurdisni salsiçet me vajin e ullirit. Hiqini sapo të mpiksen dhe tek i njëjti tigan shtoni qepën e prerë imët dhe hudhrat. Bashkoni me to dhe fasulet e ziera më parë, domatet e thata të grira trashë, degën e rozmarinës, kripë dhe piper të zi.

Jepuni një të përzier që shijet të lidhen. Vendosni salsiçet sipër dhe shtoni lëngun e mishit. Mbulojeni tiganin me letër alumini dhe futeni në furrën e nxehur më parë në 180' C për 30 minuta. Minutat e fundit hiqeni letrën që të thekëriset dhe sipërfaqja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat