Cheesecake i kripur me proshutë dhe kunguj të njomë

Ushqime

Cheesecake i kripur me proshutë dhe kunguj të njomë

Më: 28 maj 2021 Në ora: 19:32
Foto ilustrim

Sa herë mendojmë për cheesecake-un, gjëja e parë që na shkon në mendje është shija klasike e biskotave të thërrmuara, gjalpit të shkrirë dhe marmalatës, mirëpo ka edhe cheesecake dhe Papare jo vetëm e ka gatuar pa u menduar dy herë, por e ka qarë fare.

Përbërësit:

 250 g crackers, 150 g gjalpë, 350 krem djathi me erëza, 50 g proshutë, 2 kunguj dhe gjethe sallate.

Përgatitja: 

Thërmojmë pak me duar cracker-sat që të ulin volumin dhe i bluajmë në grirëse elektrike. I vendosim në tas, shtojmë gjalpin dhe i përziejmë shumë mirë derisa të përthithet i gjithi. E vendosim në tavë pasi kemi shtruar letër furre, e shtypim me diçka të fortë që të ngjeshet. E vendosim në furrë të parangrohur me 180 grdë për gati 15 minuta që gjalpi të skuqet dhe të lëshojë aromën. E ftohim mirë dhe e mbulojmë me kremin djathit. Kungujt i presim në shirita të hollë dhe i pjekim në skarë. E mbushim me kungujt e pjekur, proshutën dhe sallatën. E vendosim në frigorifer për 1 orë para se ta shërbejmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat