3 arsye pse duhet t’i konsumoni qiqrat për të humbur peshë

Ushqime

3 arsye pse duhet t’i konsumoni qiqrat për të humbur peshë

Më: 31 maj 2021 Në ora: 17:34
Foto ilustrim

Nëse i përfshini qiqrat në dietën tuaj mund ta bëjnë procesin e humbjes së peshës pak më të lehtë. Kjo bishtajore e shijshme, për shkak të vetive të mëposhtme, do t’ju ndihmojnë të arrini rezultatin e dëshiruar.

Janë të pasur me fibra

Një porcion me qira përmban 10 gram fibra që ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak dhe për rrjedhojë urinë. Fibra e tretshme që përmban, kontribuon në shëndetin e florës së zorrëve.

Janë të pasura me proteina

Konsumimi i sasisë së duhur të proteinave kontribuon shumë në humbjen e dëshiruar të peshës. Ndihmon të mos jemi aq të uritur dhe rregullon hormonet që bëjnë të ndihemi të ngopur. Ato gjithashtu ndihmojnë për të pasur një metabolizëm që digjet siç duhet, por edhe për të ndërtuar masë muskulore, nëse ushtrohemi.

Janë të pasura me amilozë

Amiloza është një niseshte rezistente, të cilës trupi i duhet më shumë kohë për ta tretur. Ndihmon gjithashtu në parandalimin e sheqerit në gjak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat