Gjellë me spinaq, qiqra dhe mish pule

Ushqime

Gjellë me spinaq, qiqra dhe mish pule

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT PËR 4 PERSONA: 4 fileto pule, 500 g spinaq, 200 grqiqra të ziera, 4-5 qepë të njoma, 2 lugë salcë domatesh, 1 tufë majdanoz, 1 tufë kopër, 4 thelpinj hudhra, vaj ulliri, kripë, piper dhe pak limon.

PËRGATITJA: Skuqni në një tigan me pak vaj ulliri dhe gjalp filetot e pulës të prera në kubikë. Pasi janë skuqur mirë, shtoni qepën e njomë të prerë imët dhe hudhrat, duke i dhënë një kaurdisje të lehtë. Më pas shtoni dy lugë salcë domatesh, spinaqin e prerë dhe erëzat.

Pasi spinaqi ka ulur volumin, shtoni qiqrat, kripën, piperin dhe një gotë ujë.

E mbulojmë me kapak dhe e lëmë në zjarr shumë të ulët në mënyrë që e gjithë masa të ziejë bashkë. Në fund nëse e doni pak të lëngshme i shtoni edhe pak ujë. Në pjatë mund të shtoni edhe pak lëng limoni nga sipër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat