Kotoleta patëllxhanësh të pjekura në furrë

Ushqime

Kotoleta patëllxhanësh të pjekura në furrë

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 23:42
Foto ilustrim

Kjo është një pjatë fantastike për të gjithë familjen, sidomos për nazelinjtë e vegjël e të mëdhenj që mezi e konsumojnë. Kur të provoni këtë recetë, do të më kujtoni.

PËRBËRËSIT PËR 2-3 PERSONA: 1 patëllxhan i madh, 2 vezë, 150g Cornflakes (drithëra) , 6 degë majdanoz, vaj ulliri, kripë dhe piper.

PËRGATITJA: Shtypni Cornflakes dhe lërini anash. Bashkoni vezët me majdanoz, kripë e piper dhe lërini mënjanë. Merrni patëllxhanin, priteni në feta te holla dhealoni secilën fetë në vezë dhe Cornflakes. Bëjeni këtë proces dy herë. Më pas vendosni kotoletat në tavë dhe u shtoni pak vaj ulliri, pakëz kripë, piper.

I vendosim në furrë të parangrohur në 300•C për 10-12minuta në procesin Grill ose me zjarr lart. Servirini sipas dëshirës me sallatë, kos, karota etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat