Farat e pjekura të shalqirit: Përfitimet shëndetësore dhe mënyra si t’i përgatisni

Ushqime

Farat e pjekura të shalqirit: Përfitimet shëndetësore dhe mënyra si t’i përgatisni

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:01
Foto ilustrim

Që sot e tutje, mundohuni dy herë para se të përpiqeni ta zgjidhni shalqirin pa fara.

Farat e shalqirit nuk përbajnë shumë kalori dhe janë të pasura me lëndë ushqyese. Kur janë të pjekura, bëhen krokante dhe mund të jenë opsion më i mirë se disa ushqime të pashëndetshme, si patatinat.

Farat e shalqirit përmajnë magnez, një element thelbësor për funksionet metabolike të trupit. Gjithashtu përmbajnë hekur, yndyrna të mira dhe zink.

Një grusht me fara shalqiri përmban rreth 23 kalori, 21 mg magnez (5% e vlerës ditore), 0.29 mg hekur (1/6% e vlerës ditore), 4 mg zink (4% e vlerës ditore). Duke qenë se këto elementë ushqyes janë në sasi të paktë, duhet të hani mjaftueshëm që të merrni përfitimet shëndetësore.

Si t’i piqni: Vendosni furrën në 160 gradë Celcius. Farat vendosini në një fletë pjekjeje. Nevojiten rreth 15 minuta që të piqen. Mund t’i trazoni në mes të procesit të pjekjes që të bëhen më shumë krokante.

Në fund, mund t’u shtoni vaj ulliri dhe kripë, ose mund t’i spërkasni me kanellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat