Ja si të përgatisni cheesecake me limon

Ushqime

Ja si të përgatisni cheesecake me limon

Më: 17 qershor 2021 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Edhe pse nuk jemi në sezonin e limonëve, nëse i gjeni në treg blijini menjëherë dhe provoni recetën e mëposhtme.

PËRBËRËSIT:  250 g biskota, 80 g gjalpë i shkrirë, 4 limonë, 350 gr Philadelphia, 120 g sheqer pluhur, 150 g kos. 200 ml panna për ëmbëlsirë dhe 10 g fletë xhelatine.

PËRGATITJA: Bluani fillimisht biskotat me mikser dhe bashkojini me gjalpin e shkrirë . Këtë masë shtrojeni në tavë, të cilën më pas do ta vendosni në frigorifer.  Fusni fletët e xhelatinës në ujë të ftohtë dhe kur të jenë gati, shtrydhini dhe vendosini në zjarr të mesëm me lëngun e një limoni që të shkrihen.

Në një enë të bollshme përgatisni kremin duke shtuar djathin Philadephia kosin, lëngun e 3 limonëve dhe pak nga lëkura e tyre, e grirë imët. Shtojmë xhelatinën e shkrirë dhe i trazojmë mirë. Rrihni panna-n me mikser dore dhe kur të fillojë të trashet shtoni dhe sheqerin pluhur dhe e përzieni me masën e mësipërme dhe shtojeni sipër biskotave. E vendosim në frigorifer për të paktën 2-3 orë. Ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat