Receta e bakllasarmës ose ndryshe byrekut të zhytyr në kos e hudhra

Ushqime

Receta e bakllasarmës ose ndryshe byrekut të zhytyr në kos e hudhra

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Edhe pse mund të keni provuar çdo lloj byreku, jemi të bindur që kjo recetë do t'ju lërë një shije ndryshe nga të tjerat dhe do e bëni pjesë të kuzhinës suaj sidomos në këto ditë të nxehta.

Për brumin ju nevojiten: 400 g miell, kripë, niseshte, vaj ulliri dhe 200 ml ujë.
Hapim petët me niseshte dhe i bashkojmë nga katër pasi i lyejmë me yndyrë, unë kam përzier 100 g gjalpë me 50 ml vaj ulliri.  Më pas i mbledhim role dhe i vendosim në tavë.  I pjekim në 180 gradë për 1 orë sa të thahen mirë.

Kosi me hudhra: 1 kg kos, 3 thelpinj hudhra dhe kripë.
Në tas përziejmë kosin me hudhra dhe zhysim copat e byrekut ende të ngrohta.

E lëmë të pushojë dhe e shijojmë të ftohtë. Po ju e njihni këtë lloj byreku?? Nëse po na shkruani si e gatuani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat