Buka me sheqer – shijon kaq shumë por dhe efekte anësore

Ushqime

Buka me sheqer – shijon kaq shumë por dhe efekte anësore

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Ushqimi i përgatitur në shtëpi, mbetet ende një ndër vaktet më të preferuara në shtëpitë shqiptare.

Kjo ndonëse ndikimi i ri perëndimor shtyn brezin e ri për të ngrënë në ambiente të jashtme.

Megjithatë, është një ushqim tejet tradicional për të cilin shumë prej jush keni dëgjuar e mbase dhe si fëmijë, shpesh e keni shijuar – buka me sheqer.

Është një nga recetat e thjeshta që kushtet e rënda ekonomike në familjet shqiptare, shtynin që të kryenin të paktën ‘’një vakt’’ të të ushqyerit për anëtarët e familjes.

”Bukë e sapo dalë nga furra me sheqer dhe vaj sipër” – është ajo çfarë fëmijët e shumë gjeneratave më parë, mund ta kenë shijuar thuajse çdo ditë para se të dilnin për në shkollë, të luanin apo edhe të shkonin të kullosnin bagëtinë.

Por, sa është e shëndetshme një meny e tillë ushqimi, tregon nutricistja Diola Dosti.

Ajo thotë se ndonëse shijonte shumë një pjatë e tillë, është një gjë aspak e shëndetshme.

”Buka me sheqer ka qenë një lloj pjate e kohës kur ne nuk kemi pasur mjaftueshëm ushqim për të mbushur barkun, dhe ka qenë ushqim i preferuar i fëmijëve sepse në atë kohë nuk kemi ditur shumë formula, apo receta të ëmbëlsirave kështu që… marrim sheqerin hedhim në bukë i hedhim një çik vaj sipër, dhe ajo ka qenë receta më e thjeshtë”.

”Ky nuk është një vakt aq më tepër nuk duhet quajtur vakt, sepse të zëvendësohet buka me sheqer një vakt, është një gjë aspak e shëndetshme. E kemi bërë për shkak të nevojës, sepse nuk kemi pasur ushqim tjetër për ta zëvendësuar”.

”Nuk kemi marrë karbohidrate mjaftueshëm, nuk kemi pasur ëmbëlsues të tjerë. Por gjithsesi ka një efekt anësor sepse mund të krijojë varësi – ky është problem më i madh që sheqeri krijon varësi dhe aq më tepër sot, në ditët e sotme nuk është më ajo buka me sheqer nuk shijon më njësoj sepse edhe sheqeri më nuk është njësoj. Sot kemi sheqerna të rafinuar, sheqer të bardhë i cili ndoshta nuk nxirret me të njëjtat metoda dhe nuk e ka origjinën e njëjtë si sheqeri që mund të kemi ngrënë para 20 vitesh apo 30 vitesh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat