Bamje në Tavë

Ushqime

Bamje në Tavë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT: 

1 kg bamje, 1-2 qepë mesatare, 3-4 domate, kripë, piper, spec djegës, vaj ulliri dhe gjethe borziloku.

PËRGATITJA:

 Fillimisht skuqim bamjet me pak vaj ulliri dhe i lëmë mënjanë. Në të njëjtin tigan shtojmë sërish vaj ulliri, skuqim qepën deri sa të zbutet e më pas shtojmë domatet e qëruara dhe të grira. Shtojmë pak kripë, piper, spec djegës dhe gjethe borziloku të freskët.
I kalojmë qepët dhe domatet në tavë. I shtojmë bamjet dhe e përziejmë me kujdes. I shtojmë një gotë ujë me kripë ose lëng mishi dhe shtojmë disa gjethe borzilok sipër. Tavën e pjekim në furrë në 200 gradë rreth 50-60 minuta. Ju bëftë mirë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat