Patate portugeze

Ushqime

Patate portugeze

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 11:38
Foto ilustrim

Garniturë perfekte për çdo mish

Përbërësit:

– 4 patate të madhësisë mesatare;
– gjalpë,
– kripë;
– rozmarinë;
– speci i tharë, sipas dëshirës;
– piper sipas dëshirës.

Përgatitja:

Lani lëvoren e patateve dhe hidhni në një tenxhere me ujë dhe zieni në avull, derisa të bëhen të buta.

Nxirrni dhe vendosni në një enë për pjekje. Rrafshoni me një gotë.

Mbi çdo copë vendosni gjalpë. Qitni kripë, piper dhe rozmarinë dhe spec të kuq.

Piqni patatet në furrë të nxehur në 200 gradë Celsius derisa të skuqen.

Ju bëfshin mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat