Sheqerpare pa vezë

Ushqime

Sheqerpare pa vezë

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT:

2 gota çaji kos, 2 gota çaji vaj, 220 gr margarinë,1 lugë e mesme pluhur paste, afro 600 gr miell. Sherbeti: 3 gota uji sheqer, 1,5 gotë ujë, 1 lugë lëng limoni, 1 sheqer vanilje.

Margarini i zbutur tundet ose shkrihet. Shtohen përbërësit e tjerë duke e gatuar një brum të butë. Formohen sheqerparet e rrumbullakëta ose në formë trëndafili duke ia vu çdo sheqerpareje nga një thelp arre brenda.

Vendosen në tepsi të lyer me yndyrë dhe piqen në furrë me temperaturë të ulët gjersa të marrin ngjyrë të verdhë. Sheqerparja e vakët, sherbeti i nxehtë, por jo edhe valë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat