Oktapod me patate

Ushqime

Oktapod me patate

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Fillimisht le të zbulojmë bashkë disa sekrete rreth gatimit të kotapodit.

1. Oktapodi nuk ka nevojë për kripë. Është mjaftueshëm i kripur.
2. Nuk ka nevojë për ujë. Gjatë gatimit do të lëshojë lëngun e vet.
3. Respektoni kohën me përpikmëri.
4. Gatuajeni në tenxhere me kapak të mbyllur.
5. Gatuajeni me zjarrë të ulët në mesatar.

Përgatitja: Në një tenxhere shtojmë 3 lugë gjelle vaj ulliri, vendosim oktapodin. Mbyllim kapakun dhe e lejojmë të gatuhet për 45 minuta në zjarr të ulët. Gjatë gatimit oktapodi do të lëshojë lëngun e tij dhe do të gatuhet me të. Ziejmë patatet për 15 minuta.

Më pas i presim në rrathë. Në një tigan shtojmë pak vaj ulliri dhe rrathët e trashë të patateve. Pasi të kenë marrë një faqe shtojmë 3 thelpinj hudhër të prerë imët. Shtojmë tentakulat e oktapodit që kemi zjerë më parë, sa të bëhen pak kërce. Në fund shtojmë lëngun e një limoni dhe rigon. Nëse e provoni, ju bëftë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat