Këtë vikend ëmbëlsohuni me tiramisu, receta që nuk do t’ju marrë më shumë se dhjetë minuta!

Ushqime

Këtë vikend ëmbëlsohuni me tiramisu, receta që nuk do t’ju marrë më shumë se dhjetë minuta!

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 21:40
Tiramisu

Përpara na pret fundjava ndaj për t’u ëmbëlsuar pak, në Dritare.net postuam përmes një videoje recetën e tiramisusë. Është një ëmbëlsirë që edhe ata që nuk ia kanë haberin kuzhinës, do të habisin të gjithë familjen.

Ndërsa për ata që janë mërzitur në këto ditë që karantinën e kanë kaluar më së shumti në kuzhinë, këtë javë me pak përbërës dhe për 10 minuta do të keni një ëmbëlsirë, duke mbledhur mendjen për fundjavën. Ka disa mënyra për të gatuar tiramisu, por ne po ju tregojmë njërën prej tyre.

Përbërësit:

3 pako bistota për tiramisu

3 vezë

100 gram sheqer

200 ml pana

1 maskarpone

2 filxhanë kafe (ose kakao) holluar me 200 ml ujë ose qumësht

dy banane (sipas dëshirës)

Në fillim ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe i rrahim në një enë. Pasi të jetë formuar masa homogjene, e vendosim në frigorifer. Po kështu rrahim edhe panën me rrahësen elektrike në një tjetër tas derisa të bëhet një masë homogjene. Në një tjetër enë, rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin. Pasi t’i kemi rrahur për të paktën 5 minuta shtojmë maskarponen dhe i rrahim sërish. Më pas nxjerrim nga frigoriferi të bardhat e vezëve dhe i bashkojmë së bashku me panën. Në fund do të bashkojmë të dyja masat e krijuara, por ky është një proces që duhet bërë me ngadalë, pasi kremi i formuar nuk duhet të jetë i lëngshëm. Hedhim panën me të bardhën e vezëve në enën tjetër pjesë-pjesë dhe i përziejmë ngadalë. Ndërkohë kremi është gati.

Mirë është që kafeja së bashku me qumështin ose ujin të ngrohet pak, kështu biskotat do të zbuten më lehtë. Në një tavë shtojmë pak nga kremi që përgatitëm dhe më pas një shtresë me biskota fillimisht duke i njomur me kafe.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe fruta, ku në këtë rast kemi përdorur bananen. Vijoni njësoj edhe me shtresën tjetër. Në fund spërkateni me pak kakao.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat