Këto biskotat bëji nesër në mëngjes!

Ushqime

Këto biskotat bëji nesër në mëngjes!

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 21:41
Ilustrim

Kafja e mëngjesit, nuk shkon pa ca biskota të mira, apo jo? Dhe tani në verë, duhet të lehta, prandaj dritare.net do ju tregojë një recetë sesi nesër të përgatisni biskota më të mira që mund të jeni provuar.

Përbërësit

300 gr miell

1 vezë

50 ml vaj

120 ml kos

90 gr sheqer

8 gr fryrës për ëmbëlsira

lëkura e një limoni e grirë

kripë

vanilje

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroËeb.org ju këshillon që të zgjidhni një enë të thellë.

Në të hidhni miellin, fryrësin për ëmbëlsira dhe shumë pak kripë.

Duke përzier shtoni të gjithë sheqerin edhe vezën.

Kur të jetë formuar një masë me kokrriza brumi, shtoni kosin, bashkë me vajin dhe ekstraktin e vaniljes sipas dëshirës.

Përzieni mirë derisa brumi të jetë trashur dhe sheqeri të shkrijë e më pas grini lehtë lëkurën e një limoni për më shumë shije.

Në këtë pikë, punojeni brumin me duar derisa të përfitoni një masë të trashë që nuk ngjit.

Më pas merrni topa të vegjël brumi rreth 30 gr secili, rrotullojini me duar dhe bëjini si rrathë të vegjël të sheshtë.

Biksotat tuaja duhet të ngjajnë si një O e vogël, por sipas dëshirës mund t’i prisni edhe në forma të tjera.

Bëjeni këtë me të gjithë masën e brumit që keni dhe zgjidhni një tavë pjekje.

Shtrojeni atë me letër furre dhe vendosni sipër biskotat njëra pas tjetrës.

Bëni kujdes që biskotat të kenë pak hapsirë nga njëra tjetra, në mënyrë që të mos ngjiten brenda në furrë.

Më pas futini të piqen në temperaturë 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.

Kur të kenë marrë ngjyrë të artë, nxirrini ato dhe shërbejini të ngrohta me pak sheqer pluhur sipër.

Shoqerojini me çaj, mjaltë apo reçel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat