Qofte me quinoa

Ushqime

Qofte me quinoa

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Qoftet me quinoa janë një pjatë e shijshme me bazë bishtajash, por edhe shtimi i perimeve e djathrave i jep akoma më shumë shije kësaj pjate.

Përbërësit:
200 gr quinoa
200 gr fasule (ose bishtaja të tjera)
1 karotë
1 qepë
1 thelpi hudhër
peksimadhe (galetë)

Përgatitja:
Lini fasulet në ujë një natë para.
Zieni quinon për 20 minuta dhe lëreni të ftohet.
Vendosni fasulet të ziejnë dhe ndërkohë grini imët karotën dhe qepën.
Përzieni fasulet, quinonan, karotën dhe qepën në një enë dhe përziejini me kujdes.
Vendoseni përzierjen në një pecetë të thatë dhe vendoseni në frigorifer të pushojë gjysmë ore.
Më pas merreni brumin e qofteve dhe vendoseni në planin ep unës.

Me anë të dy lugëve krijoni qofte të rrumbullakëta.
Kalojini ato në peksimadhe që të bëhen krokante gjatë katimit.

Skuqni një hudhër me pak vaj dhe kaloni aty edhe qoftet për disa minuta në zjarr të lartë duke i kthyer shpesh.
Mund edhe t'i piqni në furrë të ngrohur në 180 gradë në një tavë të lyer me vaj ulliri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat