Receta e ditës/ Si të bëni një ëmbëlsirë për 5 minuta!

Ushqime

Receta e ditës/ Si të bëni një ëmbëlsirë për 5 minuta!

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 07:03
Ilustrim

Koha tani është e mjaftueshme për të gatuar edhe recetat që mbase duan shumë kohë. Por gjithsesi dëshira për të gatuar diçka në pak minuta, do të jetë gjithmonë, edhe kur kemi gjithë kohën e botës në dispozicion. Receta që ju sugjerojmë për sot, është një kek që bëhet në pak minuta.

Me përbërës kryesorë karotën, jo vetëm që do të nuk do të lodheni aspak, nuk do të shpenzoni shumë, por do të keni një rezultat që të lëpini gishtat. Ja çfarë iu duhet:

4 vezë

200 gramë sheqer

gjysmë gote me vaj

300 gramë miell

një bustinë me fryrës ëmbëlsirash dhe një me kanellë

300 gram karota të grira (katër karota mesatare)

Nëse do e merrni shtruar, është më mirë që të bardhat e vezëve t'i rrihni veç.

Më pas shtoni sheqerin. Pasi t'i keni rrahur mirë, shtoni vajin. Përziejini sërish, por këtë herë jo më me rrahësen elektrike.

Më pas shtoni miellin, së bashku me dy bustinat e fryrësit dhe kanellës. Në fund karotat. Piqeni kekun me 170 gradë, përreth një orë.

Image

Nuk është e këshillueshme që t'i shtoni arra, apo çokollatë brenda. Për zbukurim, mund ta spërkasni me pak sheqer pluhur.

Nëse dëshironi, mund të bashkoni një çokollatë të bashke, me një maskarpone, dhe ta lyeni sipërfaqen e kekut sipër. Na besoni, do të keni një rezultat të shkëlqyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat