Si të bëni gliko me kumbulla?

Ushqime

Si të bëni gliko me kumbulla?

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 06:53
Ilustrim

Edlira Ruzi sjell një tjetër recetë të shijshme. Këtë herë diçka që do t’ju ëmbëlsojë juve dhe miqtë tuaj. Gliko me kumbulla. Mos e humbisni recetën.

“Nëse keni kohë të merreni me gjera të ëmbla dhe t’u mburreni miqve që i keni duart flori, ndiqni hapat si me poshtë!

Përbërësit!
2 kg kumbulla
1,5 kg sheqer
750ml ujë (3 gota të mëdha uji)
Barbaroze për arome
Mund t’i hidhni e pak limontoz qe të mos sheqeroset sherbeti. Unë nuk ia hodha se e di që nuk do me zgjasë shumë në dollap.

Përgatitja:
Pastrojmë kumbullat nga bërthama. Nëse keni atë veglën e posaçme, aq më mirë, përndryshe me ane të një thike mund t’i prisni. Me pas i qëroni lëkuren dhe i hidhni direkt ne një ene me ujë me gëlqere. Unë i lashë aty 10 ore pak a shume. Përgatita sherbetin. Shpëlava mire kumbullat nga uji me gëlqere dhe i hodha ne sherbetin e trashur. Zihen për 1,5-2 ore. Lërini një nate te qetësohen, ditën tjetër i zieni edhe 1 ore dhe në valën e fundit i shtoni 4 gjethe barbaroze. Pasi te ftohet është gati për t’u ngrenë.
PS. Sigurohuni nga shitësi që janë kumbulla që u del bërthama lehtësisht. Përndryshe do bëni pune kinezi si puna ime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat