Makarona të ftohta me patëllxhanë dhe domate

Ushqime

Makarona të ftohta me patëllxhanë dhe domate

Më: 23 gusht 2021 Në ora: 16:27
Foto Ilustrim

Ndiqeni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre dhe shijonini në shtëpitë tuaja.

A e dini se makaronat mund t’i shijoni fare mirë edhe të ftohta?

Nuk po flasim për mbetjet e ushqimit të një dite më parë, por për një recetë të mirfilltë të cilën e këshillojnë edhe shefat e kuzhinës.

Makaronat e ftohta janë një nga mënyrat më të mira e të shijshme për të kaluar vaktet e nxehta.

Përbërësit

500 gr makarona të vogla

300 gr pomodori

300 gr patëllxhanë

200 gr djathë kaçkavall

Borzilok

Majdanoz

Vaj ulliri

Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, përgatisni salcën shoqëruese të këtyre makaronave.

Filloni duke qëruar domatet nga lëkura dhe duke i larguar lëkurën dhe pjesën e farave të mesit.

Grijini të gjitha bashkë me borzilokun dhe majdanozin e më pas vendosini në një enë të thellë.

Shtoni aty edhe pak vaj ulliri dhe lërini të marinohen derisa të gjithë përëbërësit e tjerë të jenë gati.

Ndërkohë prisni në kubikë patëllxhanët dhe vendosini të skuqen në vaj ulliri, duke i shtuar në fund pak kripë dhe piper të bluar.

Teksa skuqen patëllxhanët, vendosni të ziejën edhe makaronat që keni përzgjedhur për këtë recetë.

Pasi t’i kulloni ato në fund lërini për disa momente të ftohen në temperaturë ambienti dhe bashkojini me salcën e domateve që përgatitët bashkë me patëllxhanët.

Shtoni pak vaj, djathë kaçkavall të grirë dhe lërini të ftohen në frigorifer në mënyrë që t’i konsumoni të ftohta.

Këtë pjatë mund ta lini në frigorifer të mbyllur edhe përgjatë natës dhe ta shijoni të nesërmen./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat