Ushqimet për rregullimin e glukozës

Ushqime

Ushqimet për rregullimin e glukozës

Më: 1 shtator 2021 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

BOLLGURI NGA FLLUSKAT

Mund ta përgatisni për çdo ditë - në mëngjes si qull në qumësht, e disa kajsi të thata ose kumbulla me arra të copëtuara apo me badem si shujtë kryesore për drekë.

MOLLËT E PAQËRUARA

Një mollë mesatare posedon më shumë se 4 gramë fibra, e për çdo ditë duhet t'i sigurojmë prej 20 deri në 30 gramë. Por, mbani mend: mollët duhet t'i hani me lëvore, sepse ajo përmban pothuajse sasinë më të madhe të fibrave.

LAKRAT TURSHI

Lakrat turshi kanë shumë pak kalori, e janë të pasura me fibra ushqyese. Ushqimet e tilla janë të dobishme në bashkim me karbohidrate, që e ngritin sasinë e sheqerit në gjak, sepse ngadalësojnë rënien e nivelit të gjakut në sheqer.

PRODHIMET E FERMENTUARA TË QUMËSHTIT

Qumështi, djathi, jogurti, kosi dhe kefiri përmbajnë sasinë optimale të yndyrave, proteinave dhe karbohidrateve. Për kafjall bluani një mollë, një banane dhe copëtoni tri arra.

PATATJA E ËMBËL

Patatja e ëmbël përmban shumë fibra, e kjo mundëson lirimin e sheqerit dhe absorbimin e tij në gjakrrjedhje. Sasia e madhe me fibra mundëson ndjenjën e ngopjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat