Makarona me salcë në furrë

Ushqime

Makarona me salcë në furrë

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 13:04
Autori

Makarona shumë të shijshëm me salcë të cilat përgatitetn në furrë, një ushqim shumë i shpejt për tu gatuar. Fantasik për këdo që i han shumë makaronat.

Përbërësit:

250gr (gjysmë pako) makarona

250gr mish viçi i bluar

1 qepë

1 thelpinj hudhre

1 karotë

1 lugë gjelle sos domatesh

1 lugë çaji piper i zi

1 lugë çaji kripë

vaj ulliri

200gr djathë çedër

Për salcën:

1 vezë

1 lugë gjelle kos

100gr djathë të bardhë të grirë (mund të përdorni çfarë do)

2 lugë vaj ulliri

Përgatitja e salcës:

Përgatitja:

 Fillimisht marrim një tenxhere dhe i ziejmë makaronat në ujë të kripur. Më pas derisa të zihen makaronat marrim një tigan, shtojmë dy lugë vaj ulliri dhe më pas tek vaji hedhim qepën e grirë, hudhrën, karotën dhe i përziejmë mirë derisa të skuqen.

Më pas tek tigani hedhim mishin e bluar, një lugë gjelle sos domatesh, piper të zi, kripë dhe i fërgojmë mirë derisa mishi të jetë i ngrënshëm. Marrim makaronat tashmë të ziera ua largojmë ujin, shtojmë tek makaronat salcën e përgatitur më parë dhe më pas gjysmë e makaronave e shtrijmë në tavën ku do ti vendosim apo tepsi.

Më pas sipër makaronave shtojmë të gjithë masën me mish të bluar dhe sipër hedhim pak djathë çedër, e shtojmë edhe pjesën tjetër të makaronave sipër mishit të bluar duke i shtrirë mirë me lugë.

Krejt në fund sipër makaronave shtojmë prapë djathë çedër (200gr), i fusim në furrën e ngrohur paraprakisht dhe i pjekim në 200 gradë C derisa të marrin ngjyrë të artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat