Pastiço shtëpie për ditët e ftohta të tetorit

Ushqime

Pastiço shtëpie për ditët e ftohta të tetorit

Më: 14 tetor 2021 Në ora: 23:29
Foto ilustrim

Përbërësit për 4 persona: 

●500g makarona format i shkurtër ● 20g gjalpë për të lyer tavën ● 30g miell ● 250ml qumësht ● 250ml pana ● 300g djathë i grirë që shkrihet (Gorgonzola pikante, Roquefort, Gouda, ose Emmenthal)
● 5 lugë gjelle djathë Parmigiano i grirë + 1 grusht për spërkatjen ● kripë, piper

Përgatitja: 

Ndezim furrën në 200 gradë. Në një tenxhere me flakë të ulët shkrijmë gjalpin, hedhim miellin dhe e skuqim pak, sa të marrë ngjyrë të lehtë, duke e përzier gjatë gjithë kohës me rrahësen me dorë. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë qumështin dhe panan dalëngadalë, me rrjedhje dhe duke përzier me rrahëse pa pushim, për të mos lejuar të formohen kokrra mielli. Shtojmë djathin të prerë në kubikë dhe Parmigiano-n e grirë. Përziejmë akoma deri sa djathërat të shkrihen krejtësisht. Shtojmë sipas dëshirës, kripë, arrë moskat dhe piper. E lëmë mënjanë. Ziejmë makaronat dhe i heqim 2 minuta më parë se të arrijnë piken e zierjes se tyre. Ruajmë pak nga uji i zierjes. Lyejmë me gjalpë tavën, hedhim makaronat, 1 lugë gjelle nga uji i zierjes dhe salcën me djathëra. Përziejmë mirë me lugë druri makaronat me salcën. Spërkasim sipërfaqen me galetë dhe djathë të grirë. I pjekim në furrë me funksionin grillë për 25 minuta ose derisa të shohim që salca ka marre ngjyrë te anësoret e tavës dhe në sipërfaqe është bërë krokante. E shërbejmë menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat