Supë me kungull

Ushqime

Supë me kungull

Më: 17 tetor 2021 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Përbërësit e supës:

·        1 qepë,

·        2 thelpinj hudhra,

·        1 kungull mesatar,

·        100 ml pana,

·        1 tufë kopër, kripë e piper sipas dëshirës.

Përgatitja:

Skuqim qepën e grirë hollë në gjalpë derisa të zbutet, pastaj shtojmë kungullin e prerë në copa dhe hudhrat e grira dhe i lëmë në zjarr të ngadaltë duke e përzierë vazhdimisht. Shtojmë kripë, piper, kopër dhe 1 gotë uji dhe e përziejmë me mikser deri sa të përftojmë një masë kremoze. E lëmë sërish të ziejë për 5 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat