Makarona në furrë me salcë domatesh dhe patëllxhanë

Ushqime

Makarona në furrë me salcë domatesh dhe patëllxhanë

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

PËRBËRËSIT: 400 g mish të grirë, 800 g salcë domatesh, 1 qepë, 1 degë selino, 1 karotë, 1 patëllxhan, proshutë e pjekur, djathë kaçkavall, mozzarella dhe djathë i grirë.

PËRGATITJA: Si fillim përgatisim ragunë. Presim qepën, karotën dhe selinon në copa të vogla dhe i hedhim në një tenxhere me vaj ulliri. I skuqim pak , shtojmë mishin e grirë  dhe më pas salcën. I kaurdisim për disa minuta derisa të skuqen dhe shtojmë 1 gotë ujë dhe e vëmë në zjarr për 1 orë e 30 minuta. Presim patëllxhanin në copa mesatare dhe e skuqim.

Në një tenxhere me ujë të nxehtë hedhim makaronat për t’u zier, i heqim nga zjarri 3 minuta para se të zihen plotësisht. Marrim një tavë, hedhim pak ragu në fund.

Përziejmë makaronat me ragunë dhe hedhim një shtresë në tepsi, shtojmë pak patëllxhanë të skuqur, një pjesë të djathërave dhe proshutës dhe kështu vazhdojmë edhe me shtresën e dytë. Në fund hedhim mozzarella-n, kaçkavallin dhe djathin e grirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat