Filetë pule me kërpudha dhe panna

Ushqime

Filetë pule me kërpudha dhe panna

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Për këtë recetë ju nevojiten: 500-600 g gjoks pule, 500 g kërpudha, 1 qepë, 1 panna për gatim, disa thelpinj hudhra, kripë dhe piper të zi.

Përgatitja:

 Kaurdisim qepën e prerë në rrathë dhe pulën me  pak vaj ulliri. I trazojmë në mënyrë që mishi të gatuhet nga të gjitha anët.

 Kur qepa dhe mishi thajnë lëngjet e tyre, shtojmë hudhrat, i gatuajmë një minutë me to e më pas hedhim gjysmë gote ujë. I mbulojmë me kapak dhe i lëmë të ziejnë për rreth 15-20 minuta. Kur mishi dhe qepa janë gatuar plotësisht, shtojmë kërpudhat. I lëmë të zbuten për 5 minuta derisa të gjithë përbërësit të lidhen me njëri-tjetrin. Në fund shtojmë panna-n dhe bluajmë sipër pak piper të freskët. E shoqërojmë me bullgur me perime ose oriz. Do të lëpini gishtat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat