Ushqehuni 5 herë në ditë, me fibra…

Ushqime

Ushqehuni 5 herë në ditë, me fibra…

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Të qenët mirë me shëndetin dhe veçanërisht me sistemin tuaj tretës, do të thotë të jeni mirë me veten, por edhe me të tjerët: vështirësitë në bark përcaktojnë ndjesinë e fryrjes, rëndesës, bezdisjes etj.

Lodhja është simptoma e parë dhe kryesore e një diete të “nxituar” dhe e varfër me fibra. Kjo gjë përbën një problem tepër të madh për të gjithë: vuajnë 18% e fëmijëve dhe 28% e të rriturve, një përqindje që ndryshon në varësi të metodës së testimit të përdorur.

Ushqyerja e përditshme duhet të jetë shumë e pasur me fibra. Konsumimi i përditshëm i një sasie të mjaftueshme fibrash, jo vetëm që do të garantonte funksionimin e mirë intestinal, por do t’ju ndihmonte edhe të mbanit nën kontroll peshën trupore dhe të parandalonit zhvillimin e shqetësimeve të ndryshme kardiovaskulare dhe diabetin e tipit 2.

Konsumoni pesë vakte në ditë me fruta e perime dhe të vendosni rregullisht në tryezë edhe drithëra integrale, si dhe bishtajore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat