Petanik me qumësht dhe djathë

Ushqime

Petanik me qumësht dhe djathë

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Përbërësit: 

1 pako peta të pjekura, 1 l qumësht, 300 g djathë, 250 g gjalpë, 5 kokrra vezë dhe 15 g kripë.

Përgatitja: 

Në një enë të madhe hedhim vezët dhe qumështin duke i trazuar vazhdimisht, shtojmë dhe pak kripë. Sugjerohet që masa të hidhet në një tepsi që ta keni më të lehtë të lagni petët. Ndërkohë djathin e thërrmojmë dhe e vendosim në një enë ndërsa gjalpin e shkrijmë dhe e lemë në ambient të ngrohtë. Një pjesë të gjalpit e hedhim në tepsi duke e lyer të gjithë sipërfaqen e saj që të mund të fillojmë me përgatitjen e petanikut. Është e rëndësishme që peta e parë mos laget dhe copëtohet por të jetë sa më e plotë. Vendosim petën e parë dhe më pas fillojmë me një petë tjetër duke e lagur me përzierjen me
qumësht dhe sipër i hedhim djathë dhe pak gjalpë. Përsërisni këtë proces në çdo petë. Petët në momentin që lagen me qumësht duke qenë se janë shumë të thata mund të copëtohen, prandaj mundohuni ti vendosni të gjitha pjesët në mënyrë sa më të rregullt në tepsi. Vazhdoni me këtë proces por sigurohuni që petët të lagen sa më mirë. Kur të jenë shtruar të gjitha petat, me majat e gishtave shtypni pjesët anësore që të kuptoni që petët janë lagur plotësisht. Në rast se ka sipërfaqe të palagur mund t'i hidhni pak nga përzierja sipër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat