Si të përgatisni në shtëpi verën e ngrohtë

Ushqime

Si të përgatisni në shtëpi verën e ngrohtë

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 08:38
Foto ilustrim

Tani që shiu dhe bora kanë pushtuar vendin, mund të gjejmë ngushëllim te vera e ngrohtë, pija që dalëngadalë ngroh jo vetëm trupin, por edhe shpirtin. Papare_thebeautyofsmallthings ju sugjeron recetën e saj.

PËRBËRËSIT:

3 yje anis
6 fara kardamon
6 karafila
3 shkopinj kanelle
1/3 lugë çaji me xhenxhefil pluhur
1/3 lugë çaji me arrë myshk
lëkura dhe lëngu i një portokalli
100 g sheqer kallami
750 ml verë edhe shumë dashuri

I vendosni të gjitha në një tenxhere, sapo të marrë valë e hiqni nga nxehtësia edhe e kulloni.Vendosni muzikë, lini ndezuar vetëm dritat e pemës edhe shijoni ngrohtësinë, shtëpinë edhe familjen.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat