Çka janë kaloritë boshe dhe pse duhet t’i shmangni ato?

Ushqime

Çka janë kaloritë boshe dhe pse duhet t’i shmangni ato?

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Ndonjëherë, kur ndiheni të uritur, konsumoni ushqime që janë kryesisht pa lëndë udhqyese. Kur konsumohen shumë këto ushqime të paketuara, ndiheni të plogësht më pas.

“Ushqime të tilla quhen “kalori boshe”. Këto janë kryesisht ushqime dhe pije që kanë përmbajtje të lartë sheqeri, yndyre ose alkooli. Konsumimi i rregullt i këtyre ushqimeve rrit rrezikun e çrregullimeve kardiovaskulare dhe hormoneve, përveç shtimit të dukshëm të peshës dhe fryrjes së barkut”, thotë Trisha Agarwal, nutricioniste në PositiveEats.

Kaloritë boshe gjenden shpesh në ushqimet e mëposhtme:

– Ëmbëlsirat me bazë karbohidrate si kifle, ëmbëlsira, etj.

– Pije me sheqer duke përfshirë sode, pije energjike, lëngje frutash.

– Karamele ose çokollatë

– Disa lloje të mishit duke përfshirë proshutën, sallamën, hot dogun.

– Disa produkte me yndyrë të plotë si gjalpi, akullorja.

– Vajra të përpunuar si soja.

– Ketchup.

– Pije me bazë alkooli.

– Shumica e ushqimeve të shpejta

Sipas Agarwal, këto ushqime janë të mbushura me sasi shumë toksike të sheqerit dhe yndyrës dhe vijnë në pako e kanaçe, shkruan Indianexpress.

“Ju ndjeni nevojën për të pasur edhe më shumë. Çdo ushqim i vërtetë ose i freskët ka shije të butë dhe të mërzitshme nëse konsumoni rregullisht ushqim që blihet nga raftet e dyqaneve.”

Nutricionistja shton se ushqimet e pashëndetshme mund t’i ndërroni lehtësisht me alternativa më të shëndetshme. Sipas saj, bie fjala jogurti i ëmbëlsuar mund të zëvendësohet me kos pa sheqer.

“Duhet të kërkoni udhëzimet e dietologut për t’ju ndihmuar të identifikoni ushqimet që duhet t’u thoni po, “përfundon ekspertja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat