Kompekaj, ëmbëlsira e shijshme që mbarohet për 5 minuta

Ushqime

Kompekaj, ëmbëlsira e shijshme që mbarohet për 5 minuta

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Kompekaji është pandispanjë e përzier me kakao dhe arra, e shtruar edhe e pjekur midis petave, e sherbetosur ashtu si i ka hije ëmbëlsirave të fundvitit.

Për një tavë të madhe si qëmoti ju duhen: 1 pako peta dhe 50 g gjalpë i tretur.

Pandispanja: 8 vezë, 8 lugë sheqer, 8 lugë miell, 1 filxhan çaji me arra të bluara dhe 1 lugë gjelle kakao.
Shurupi: 4 gota sheqer kallami dhe 3,5 gota ujë

PËRGATITJA: Rrihni vezët me sheqerin derisa të bëhen shkumë dhe të trefishojnë vëllimin. Në tas përzieni miellin, kakaon edhe arrat, më pas i shtoni te vezët duke e përzier me lëvizje nga lart poshtë që mos bjerë volumi. Shtroni 6 peta në tavë duke i lyer me gjalpë si edhe duke veshur anët e tavës. Shtroni pandispanjën edhe vendosni sipër 6 peta të tjera të lyera me gjalpë por pa i shtypur. Nëse keni dëshirë para se të shtroni pandispanjën vendosni një shtresë të hollë reçel. Sipër e lyeni me të verdhë veze të rrahur me pak ujë. Në furrë me 180 gradë për 40 minuta derisa të piqet plotësisht. Njëkohësisht zieni edhe shurupin, shtoni edhe pak vanilje. Kompekajin e lini të ftohet pak, e prisni në copa edhe i shtoni shurupin e ngrohtë. Me këtë masë kam gatuar 2 tava të vogla si në foto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat