Tortë Pandoro në formë bredhi

Ushqime

Tortë Pandoro në formë bredhi

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Kësaj here nuk gatova gjë. Vetëm preva, trazova edhe zbukurova. Del shumë e bukur, sigurisht e shijshme dhe është shumë e thjeshtë për t'u përgatitur.

Për tortën na duhen: një Pandoro di Verona (Bauli) 500 g, një kuti mascarpone (250 ml), një kuti panna të vogël për ëmbëlsira 200 ml (da montare) - mirë është të jetë e ftohtë nga frigoriferi, 3 lugë gjelle sheqer pluhur, një vanilje, liker amaretto ose lëng portokalli per të njomur shtresat.

Përgatitja: Presim Pandoron në feta rreth 1,5 cm të trasha. Rrahim panna-n sa të shtojë në vëllim dhe të bëhet si shkumë. Shtojmë sheqerin, mascarpone-n dhe përziejmë mirë me mikser sa të formohet kremi. Ndërtojmë tortën duke lagur me një ose dy lugë liker ose lëng portokalli çdo shtresë, pastaj duke vendosur një shtresë krem në mes. Cepat e shtresave të Pandoro-s i zhvendosim që të mos bien njëri mbi tjetrin, sepse kështu duket më bukur. Pasi i kemi stivosur të gjitha, shtojmë krem mbi çdo cep. Spërkasim me pak nga sheqeri pluhur që ka Pandoro brenda në kuti.

Yllin sipër mund ta bëjmë duke prerë me një formë biskotash një copë nga një nga shtresat që lamë mënjanë. E ngulim te një kunj dhëmbësh dhe e vendosim në majë . Pjesën e sipërme të kutisë e ruajmë për ta mbuluar tortën nëse e vendosim në frigorifer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat