Bakllava me kakao dhe fëstëk

Ushqime

Bakllava me kakao dhe fëstëk

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Ju duhen: 1 pako peta, 150 g gjalpë, 250 g fëstëkë të grimcuar dhe 100 g kakao.

Shërbetosja: 2 gota sheqer, 1 gotë ujë, 2 gota qumësht dhe vanilje.

Me një pako peta mund të realizoni 13 delikatesa firzamonikë që shkrihen në gojë. Petën e lyeni vende vende me gjalpë, e pudrosni me kakao edhe fëstëkët e bluar. E mblidhni role me ndihmën e pecit ose okllaisë, e shtypni nga skajet derisa të formohen palat edhe rrudhat si dredhaniku.

I radhisni në tavë edhe i lyeni me gjalpin që mbeti, direkt në furrë të parangrohur me 170 gradë për 40 minuta derisa të marrin ngjyrë. Kujdes se mezi duket nga kakao. Shërbetin e zieni për gati 2 minuta me temperaturë mesatare. E ftohni plotësisht edhe shtoni qumështin e ftohtë dhe vaniljen. Sapo të dalin nga furra bakllavatë e ngrohta i shtoni shërbetin e ftohtë. Duhet t’i prisni më parë madje mirë është para se të bëni pjekjen. Sipër, sipas dëshirës fëstëkë ose petale trëndafili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat