Përgatisni verë të ngrohtë me kanellë; Receta e thjeshtë

Ushqime

Përgatisni verë të ngrohtë me kanellë; Receta e thjeshtë

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 14:30
Foto ilustrim

Vera e ngrohtë, e aromatizuar me kanellë dhe portokaj, është pija më e mirë e dimrit, për ata që duan edhe pak alkool.

Mund t’i shtoni ose jo konjak, varet nga shijet tuaja!

Përbërësit:
● 2 litër verë e kuqe (750ml)
● 1 litër verë e bardhë (750)
● 2 kokrra portokaj
● 1 copë xhenxhefil e freskët (3cm e pastruar dhe e prerë në feta)
● 3 shkopinj kanellë
● 4-5 karafila
● 75g sheqer kaf
● 60ml konjak

Përgatitja:
Në një enë inoksi shtojmë verën e bardhë, të kuqe, konjakun, lëngun e portokallit, kanellën, karafilat, xhenxhefilin e prerë, sheqerin dhe i ziejmë në një flakë mesatare për gati një orë ndërsa niveli i verës është gjysmuar. E heqim nga zjarri dhe e ruajmë në enë xhami. E shërbejmë të ngrohtë, duke e zbukuruar me shkopinj kanelle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat